Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 26 dhjetorin 2022

Mot i ngrohtë me temperatura pothuajse pranverore[

Foto: Evgeni Minçev

Ditën e hënë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë në pjesën më të madhe të vendit për atë periudhë. Para mesditës do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull në shumë fusha dhe lugina. Në shumicën e zonave moti do të jetë kryesisht i qetë.

Gjatë gjithë ditës do të mbajë vranësira dhe mjegull në pjesën më të madhe të pellgut të lumit Danub dhe në disa lugina. Në këto zona temperaturat maksimale do të mbeten nën 8°. Në rajonet e tjera temperaturat do të jenë ndërmjet 10° dhe 15°, në Sofje rreth 10°.

zonat malore do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë. Do të fryjë erë mesatare perëndimore, në majat më të larta - erë përkohësisht e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 9°, në 2000 metra - rreth 3°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..

botuar më 25-02-20 9.44.PD
Ministri Krasimir Vëllçev dhe Patriku Daniil

Ministria e Arsimit po përgatit futjen e edukimit fetar

Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..

botuar më 25-02-20 9.06.PD