Në janar 2023, filmi "Luka", ku ka edhe pjesëmarrje bullgare, do të konkurrojë në konkursin "Big Screen" në Festivalin e Filmit në Roterdam. Drejtoresha e bashkëprodhimit mes Belgjikës, Italisë, Holandës, Bullgarisë dhe Armenisë është Jessica Woodworth. Në film merr pjesë aktorja legjendare Geraldine Chaplin dhe roli kryesor i është besuar të riut Jonas Smulders. Një nga rolet kryesore luan aktori bullgar Valentin Ganev.
“Filmi na çon në të ardhmen, në një shkretëtirë të rrëmbyer nga era, rezultat i pakujdesisë sonë ndaj ndryshimeve klimatike... Personazhet janë në robëri të iluzioneve dhe koha dëshmon absurditetin e tyre.
Bullgaria mori pjesë aktive në krijimin e filmit. Bashkëproducent nga pala bullgare është Art Fest dhe financimi sigurohet nga Qendra Kombëtare e Filmit. Projekti mbështetet nga programi “Evropa Krijuese”, media të BE-së dhe Euroimage.
“Luka” do të prezantohet edhe si pjesë e “Sofia Film Fest” në vitin 2023.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..
Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa..