Vendpushimi "Maljovica" në Rilla pret mysafirët e tij dimërorë me një Qendër Mësimore të rinovuar dhe Muzeun e Alpinizmit, i cili është i organizuar në tre seksione tematike, mësojmë nga botimi online bgtourism.
Seksioni i parë i jep përparësi historisë dhe jetës në Kampin Qendror Alpin, veçanërisht në vitet e para të tij, pasi viti 2022 është viti i përvjetorit të shkollës malore vendase. Një rubrikë e veçantë në muze i kushtohet “alpinistit të shekullit” Hristo Prodanov, i cili nga 10 prilli 1985 deri më 1 janar 1992 ishte patron i shkollës. Vizitorët gjithashtu mund të mësojnë për disa nga arritjet më të rëndësishme të alpinizmit bullgar, kryesisht nga periudha e hershme e tij (deri në pushtimin e Everestit në 1984 nga Hristo Prodanov).
“Maljovica është një vend historik, për të kaluarën e të cilit duhet të dinë brezat e ardhshëm. Jemi në një vend, historia e të cilit është e lidhur me alpinizmin bullgar”, tha menaxheri i kompleksit, Janko Avramov, në hapjen zyrtare të muzeut dhe qendrës arsimore të rinovuar, që u bë ditë më parë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..
A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..
Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..