Në prag të Krishtlindjeve, shkolla bullgare "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë mori një dhuratë të çmuar - pjesë e arkivit me literaturë bullgare të gjuhëtarit të ndjerë Prof.Riccardo Picchio. Dhurimi për institucionin arsimor është bërë nga trashëgimtarët e bashkatdhetarit tonë të shquar dhe nga prof. Krasimir Stançev, mësojmë nga një postim në Facebook i Veneta Nenkova - themeluese e shkollës bullgare në Romë dhe kryetare e Shoqatës Kulturore "Paraleli 43" në qytet.
Midis kontributeve shkencore të Prof. Picchio janë përmbledhjet që vënë në një themel të ri studimin e teksteve letrare mesjetare. Një pikë kyçe është koncepti i tij për "Slavian" evropiane, e cila në Mesjetë u nda në "sllavizëm lindor" dhe "sllavizëm perëndimor" - dy kultura ekzistuese paralelisht, por që zhvillohen në mënyra të ndryshme në varësi të sferave të ndryshme gjeografike, gjuhësore dhe zonave konfesionale, me të cilat po lidhen. Profesori Picchio ka gjithashtu merita për futjen e termave "Slavia Orthodoxa" dhe "Slavia Latina".
Udhëheqja e shkollës bullgare në Romë është angazhuar të krijojë një katalogë për librat me vlerë dhe të gjejë vendin më të mirë të mundshëm ku ato të ruhen për brezat e ardhshëm.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkivi personal
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..