“Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë së bashku në luftën kundër Rusisë”, tha Volodimir Zelenski para Kongresit Amerikan gjatë vizitës së tij të parë të huaj që nga fillimi i luftës. Më herët, ai u takua me Joe Biden, i cili e siguroi atë se populli amerikan është me popullin ukrainas në çdo hap të rrugës dhe do të vazhdojë të jetë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Ajo që po bëni dhe çfarë keni arritur është e rëndësishme jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë botën”, theksoi presidenti amerikan. Ai shtoi se kurrë nuk e ka parë NATO-n dhe Bashkimin Evropian më të bashkuar se sa për Ukrainën dhe i bëri thirrje botës që ta mbështesë vendin edhe në vitin 2023.
Në fjalimin e tij Volodimir Zelenski tha gjithashtu se miliarda dollarët që SHBA po i ofron Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus nuk janë bamirësi, por një investim në sigurinë dhe demokracinë globale. Ai u prit me duartrokitje të forta dhe tre anëtarë të Kongresit ngritën një flamur të madh ukrainas.
Që nga fillimi i pushtimit rus, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë pothuajse 50 miliardë dollarë për Ukrainën. Kongresi pritet të miratojë 44.9 miliardë dollarë të tjera ndihmë këtë javë.
Në një takim të krerëve të lartë të mbrojtjes ruse, presidenti rus Vladimir Putin premtoi të mbështesë planin për të rritur numrin e forcave të armatosura me më shumë se 30%, raportoi Reuters. "Moska duhet të nxjerrë një mësim dhe të rregullojë problemet me të cilat u përball në Ukrainë," theksoi ai. Putin tha gjithashtu se Rusia do të përmirësojë edhe gatishmërinë luftarake të "treshes sonë bërthamore". Nga ana e tij, ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu propozoi që forcat e armatosura të vendit të forcohen nga 1.15 milion ushtarakë në 1.5 milion.
Ish-zëvendëskryeministri rus Dmitri Rogozin dhe kryeministri i Republikës së vetëshpallur të Doneckut, Vitali Hocenko, u plagosën në granatimet nga forcat ukrainase kundër qytetit të Doneckut dhe një person u vra, njoftuan TASS dhe Reuters. Aktualisht, Rogozin drejton një grup këshilltarësh ushtarakë të quajtur "Ujqërit e Mbretit".Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..