Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

181 të sapoinfektuar me koronavirus, një person ka vdekur

Foto: arkiv

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 181 raste me koronavirus nga 2868 testime, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ. 6% e mostrave kanë rezultuar pozitive. 64% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Më shumë raste të reja ka në Sofje - 63, në Varna - 15 dhe në Burgas - 13. Janë 358 pacientë në spital - 35 prej tyre në repartet e kujdesit intensiv. 62% e 39 personave të sapo pranuar nuk janë të vaksinuar. Një person ka ndërruar jetë - i pa imunizuar, ndërsa janë shëruar 154 persona. Rastet aktive numërojnë 3950. Dje janë administruar 281 doza me vaksina kundër koronavirusit. Janë 2 074 695 persona me imunizimin e përfunduar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD