Një sukses i jashtëzakonshëm për Ivan Ivanovin, i cili arriti fitoren e shtatë radhazi dhe triumfoi me titullin tek të rinjtë deri në 14 vjeç në turneun “Orange Bowl” në shtetin e Floridës, në SHBA. Gara është një kampionat botëror jozyrtar i tenisit për talentë nga 12 deri në 18 vjeç.
Në ndeshjen finale, Ivanov nuk la dyshime për epërsinë e tij dhe mposhti Jack Kennedy nga SHBA me rezultat 6:1, 6:3. Kështu Ivanov fitoi titullin me shtatë fitore dhe vetëm një set të humbur.
Në çerekfinale, Ivanov shpëtoi tetë pikë ndeshjeje, ndërsa në gjysmëfinale i dha vetëm një lojë kundërshtarit të tij. Ivanov aktualisht është në vendin e dytë në renditjen U14 të Tenisit të Evropës.Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..