Kompania ruse “Ballkani”, e cila operon në territorin e “Llukoill Neftohim Burgas”, po përgatit reduktim masiv të punëtorëve. Sipas sindikatës “Podkrepa”, e cila u informua për pushimet nga puna, kompania do të mbyllet. Sipas të dhënave nga viti 2019 në regjistrin publik, në kompani punojnë 238 persona. Punëdhënësi njoftoi se do të lirojë nga puna131 punonjës. Kompania mbështet instalimet e “Llukoill Neftohim Burgas”. Më shumë se 10 vite më parë kishte sërish shkurtime në kompaninë “Ballkani”. Atëherë punonjësit dolën në protesta, bën të ditur BNR Burgas.
Paketa e nëntë e sanksioneve kundër Rusisë, e miratuar nga BE-ja, mund të kufizojë punën e rafinerisë “Lukoill Neftohim Burgas” në Bullgari, paralajmëroi më 17 dhjetor në një intervistë për agjencinë TASS Illshat Sharafutdinov - kryetari i Bordit të Drejtorëve të “Llukoill Neftohim Burgas”.
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..