Një nga interpretueset më të dashura bullgare, Poli Genova, është ndër artistet më të suksesshme në vendin tonë. Ajo është në skenë që nga fëmijëria e hershme – së pari si pjesë e grupit vokal për fëmijë "Bon-Bon", më vonë me treshen adoleshente LaTiDa. Poli është interpretuesja me më shumë këngë të transmetuara në valët bullgare për vitin 2021, me hitet e saj “Last Night” dhe “No More”. Në vitin 2016, ajo fitoi vendin e katërt prestigjioz në Eurovision dhe kënga “If Love Was a Crime”, me të cilën mori pjesë atëherë, u bë hit evropian.
Pak ditë më parë doli në tregun muzikor albumi i saj i ri, i cili quhet “Krishtlindjet më të mira". Ai përmban 10 këngë për Krishtlindjen, disa prej tyre janë duete me këngëtarët e njohur bullgarë Orlin Goranov, Ljubo Kirov, Orlin Pavllov dhe Preja, të cilët morën pjesë në koncertin, ku u prezantua albumi në fjalë.
Para Radio Bullgarisë Poli tha se vitet e fundit e ndan kohën e saj me kënaqësi mes muzikës dhe kujdesit për familjen dhe dy fëmijët e saj.
“Krishtlindjet nuk janë më të njëjtat, është një Krishtlindje më e mirë – thotë këngëtarja e dashur. - Me të vërtetë, jeta ime është shumë më ndryshe, shumë më kuptimplote, shumë më e mrekullueshme që kur kam fëmijë. Së bashku me ta e rijetoj këtë festë të mrekullueshme, kaq të veçantë për të gjithë ne - të krishterët që kremtojmë Lindjen e Krishtit. Unë jam shumë mirënjohëse për gjithçka që kam në jetën time, për të gjithë njerëzit e mi të dashur që janë pranë meje dhe më frymëzojnë çdo ditë për të kompozuar muzikë, për të krijuar. Për shkak se ka kuptim të lëmë diçka pas, ka kuptim të shikojmë drejt së ardhmes. Në shtëpi ne i duam shumë Krishtlindjet.
Burri im nuk është bullgar, ai ka jetuar në një kulturë krejtësisht tjetër dhe është gjithmonë kurioz se sa tradita kemi të lidhura me këto festa. Për shembull, tavolina speciale në Natën e Buzmit, kur gjelet janë gjithmonë pa mish dhe një numër tek. Ai e respekton shumë faktin që ne i ruajmë traditat dhe mund të them me siguri se një pjesë e tij tashmë është bërë bullgare.”
Albumi “Krishtlindjet më të mira” është një dhuratë e mrekullueshme jo vetëm për të gjithë fansat e Poli Genovës, por edhe për vetë këngëtaren dhe ekipin me të cilin ajo punon.
“Ky album është shumë i dëshiruar. Puna rreth krijimit të tij na kushtoi disa vite - mua dhe Jordan Mitovit nga ekipi im. Ne i duam shumë Krishtlindjet dhe gjithmonë kemi dashur të bëjmë diçka ndryshe, diçka që do të mbetet - muzikë e re bullgare lidhur me këto festa të mrekullueshme. I gjithë ekipi krijues që punoi në projekt është i mrekullueshëm - duke filluar nga Borisllav Bojaxhiev-Borçe, i cili është drejtor muzikor i të gjitha projekteve të mia deri më tani. Ai i bëri pothuajse të gjitha aranzhimet. Shumica e këngëve janë të vëllait të tij Rumen Bojaxhiev, ndërsa teksti është i Daniella Kuzmanovës, nënës së tyre, një person me të cilin kam punuar që nga fëmijëria e hershme. Ka edhe autorë të huaj që janë pjesë e ekipit të suksesshëm që ka punuar me mua vitet e fundit, njerëz që kam besim. Të gjitha këngët e albumit janë shumë afër meje dhe më shkaktojnë emocione të ndryshme, por për momentin më pëlqen veçanërisht "Ylli në rënie", teksti është shkruar nga Elena Sirakova - një vajzë jashtëzakonisht e talentuar, autore e disa prej aranzhimeve vokale, së bashku me dy vokalistët e tjerë mbështetës. Nuk ka lumturi më të madhe se sa të mbledhësh një ekip kaq të mrekullueshëm dhe të luajmë muzikë së bashku live”.
Poli Genova i ftoi fansat e saj bullgarë të shohin dhe dëgjojnë regjistrimin e prezantimit të koncertit të albumit më 26 dhjetor në një nga televizionet kombëtare. Dhe të gjithë miqve të Radio Bullgarisë, ajo u uroi festa të ndritshme dhe të gëzuara, shëndet dhe të shikojmë më pozitivisht botën përreth nesh!
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / Poli GenovaNjë grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..