Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryebashkiaku i Stambollit është dënuar me burg për fyerje ndaj personave të lartë

Gjykata turke dënoi në shkallë të parë kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu me 2 vjet e 7 muaj burg për fyerje ndaj personave të lartë. Vendimi i gjykatës është objekt ankimi në Gjykatën e Lartë. Ajo ndezi mitingje si shenjë solidariteti me Imamoglun, raportoi BTA. Protestat u organizuan nga drejtuesit e të ashtuquajturës “tryezë gjashtëanëshe” - një formacion opozitar i gjashtë partive me ideologji të ndryshme, por të bashkuar rreth emërimit të një kandidature të përbashkët kundër Erdoganit dhe kthimit nga qeverisja presidenciale në qeverisje parlamentare të vendit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit të ardhshëm.

Vendimi i gjykatës përkufizohet si politik për të eliminuar Imamoglun, një nga kundërshtarët më të fortë të Erdoganit. BE e përshkroi dënimin si joproporcional dhe "një hap i madh prapa për demokracinë në Turqi".

Kosova aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dorëzuar kërkesën e vendit për anëtarësim në BE. Sipas Kurtit, është realiste që vendi të bëhet anëtar i unionit pas 9 vitesh, transmetoi KosovaPress. Por, para kësaj Kosova duhet të normalizojë marrëdhëniet e saj me Serbinë. BE-ja tashmë po punon në mënyrë aktive për të përmirësuar dialogun midis dy vendeve.
Kosova u njoh si shtet i pavarur nga rreth 110 shtete, por jo nga Serbia, Rusia, Kina dhe pesë vende anëtare të BE-së – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.
Sipas Kurtit, vitin e ardhshëm Kosova do të dorëzojë aplikacionin për anëtarësim në programin e NATO-s “Partneriteti për Paqe”.

Serbia dëshiron të dërgojë policë të vet ushtarakë në Kosovë

Serbia do të kërkojë leje nga forcat e NATO-s në Kosovë për të vendosur trupa serbe në veri të Kosovës. Presidenti Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se do ta bëjë këtë kërkesë, megjithëse beson se nuk ka gjasa të miratohet. Deklarata e tij vjen pas një sërë incidentesh mes autoriteteve të Kosovës dhe serbëve, të cilët janë shumicë në rajonet veriore të Kosovës.
Beogradi kërkoi për herë të parë vendosjen e trupave në Kosovë sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që i dha fund luftës së viteve 1998-1999, kur NATO ndërhyri kundër Serbisë në mbrojtje të Kosovës. Rezoluta thoshte se Serbia mund të vendosë deri në 1000 zyrtarë ushtarakë, policorë dhe doganorë në vendet fetare ortodokse, zonat me shumicë serbe dhe pikat kufitare nëse kjo miratohet nga komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Londra shton luftën kundër emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria

Britania ka arritur një marrëveshje të re me Shqipërinë për të reduktuar numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla përgjatë Kanalit të la Manshit. Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi se do të përshpejtohen ndjeshëm procedurat për deportimin e azilkërkuesve shqiptarë dhe do të shtohet kontrolli në Kanalin e la Manshit. Sipas qeverisë britanike, fluksi i emigrantëve shqiptarë në këtë rrugë është rritur ndjeshëm. Vetëm për këtë vit janë 12 000 njerëz, që është 4000% krahasuar me vitin 2021, raporton korrespondenti i BNR Veselin Paunov nga Londra. Shqetësim shkakton edhe rritja e krimit shqiptar. Sipas një raporti të qeverisë, në burgjet e Anglisë dhe Uellsit ndodhen rreth 1400 shqiptarë.
Shqipëria konsiderohet një "vend i sigurt" si një anëtar i NATO-s dhe një kandidat për anëtarësim në BE, që do të thotë se qytetarët e saj nuk kanë asnjë arsye për të kërkuar azil, sipas ministrit të emigracionit Robert Jenrick.

Ndaluan softuerin rus antivirus në institucionet në Rumani


Presidenti rumun Klaus Iohannis shpalli një ligj për të mbrojtur sistemet e informacionit të autoriteteve dhe institucioneve publike, në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës.Ai ndalon përdorimin nga autoritetet shtetërore të softuerit antivirus me origjinë direkte ose indirekte nga Federata Ruse.Presidenti rumun tha se, në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Kremlini mund të përdorë softuerin për sulme kibernetike.Edhe pse në tekstin e ligjit nuk është shprehur shprehimisht, nënkuptohet se masa zbatohet për produktet dhe shërbimet e Kaspersky, kompania më e madhe ruse në fushën e sigurisë kibernetike.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: EPA/BGNES, REUTERS, ispionline.it, romania-insider.com

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD
Rumen Radev

Agjencia “Mjara”: Besimin më të madh tek votuesit e ka presidenti Rumen Radev

Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..

botuar më 25-02-21 5.34.MD

GERB: Politika e SHBA përbën një rrezik për ekonominë bullgare

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..

botuar më 25-02-21 3.56.MD