184 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 27 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 64% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 5.8% e 3170 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 186 në 4378. 52 të infektuar janë shtruar në spitale. 36 prej tyre, ose 69.23%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë rritur me 20 në 397. 35 të infektuar mbeten në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë 1 pacient me Covid të konstatuar, i cili nuk ka qenë i imunizuar. Të enjten janë shëruar 369 veta, janë bërë 337 vaksina.Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..