Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut vazhdon me veprimet që shoqatat bullgare në vend i cilësojnë si represive, njoftoi BTA, duke cituar ministrin e jashtëm në detyrë Nikollaj Millkov.
Në një konferencë për shtyp në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministri Milkov theksoi se në vend që të kërkohen përgjegjësit për aktet vandaliste ndaj qendrave kulturore bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, po krijohet një ndjenjë mosndëshkimi dhe një atmosferë frike në mesin e bashkatdhetarëve tanë atje. Sipas Millkov, institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk respektojnë angazhimet e marra ndaj BE-së dhe Bullgarisë. Gjithashtu, qëndrimi pozitiv i dy ministrive të jashtme nuk shndërrohet në një politikë konsistente, e as në veprime të veçanta pozitive të asnjë departamenti tjetër në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi ministri.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..