Prodhuesit e drithërave nga rajoni i Dobriçit marrin kredi në masë nga bankat për t'u paguar qiratë pronarëve të tokës. Shkak për këtë është mungesa e tregut dhe ruajtja e drithit bullgar në depo. Në vitin aktual ekonomik, kostoja e prodhimit të drithit është pothuajse dyfishuar dhe çmimi i pritshëm i farërave për vitin 2023 është 40% më i lartë. Në të njëjtën kohë, nuk ka treg për prodhimin bullgar - as për grurin, as për misrin, as për lulediellin, thotë kryetari i Unionit rajonal të Kooperativave Bujqësore në Dobriç, Kirill Komitov.
Sipas tij, nuk ka treg dhe askush nuk blen, kurse çmimet e drithit kanë rënë. Sipas Komitovit, në fillim të vitit të ardhshëm pritet që Ukraina të fillojë import edhe të misrit, gjë që do t'i vështirësojë edhe më shumë prodhuesit bullgarë.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..