Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia ka frikë se SHBA do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë

Foto: EPA/BGNES

Liderët evropianë po mblidhen në takimin e tyre të fundit të vitit, ku do të diskutojnë edhe zhvillimin e luftës në Ukrainë. Pavarësisht rezistencës hungareze, Brukseli arriti të imponojë vendimin që në vitin 2023 Ukraina të marrë ndihmë financiare prej 18 miliardë eurosh. Krerët e shteteve do të diskutojnë se çfarë ndihme mund të vazhdojnë t’i japin Kievit në aspektet politike, ushtarake dhe humanitare, si dhe për rimëkëmbjen e infrastrukturës kritike pas sulmeve masive ruse.

Sistemet amerikane të mbrojtjes raketore “Patriot” do të jenë një objektiv legjitim i sulmeve ruse kundër Ukrainës, nëse SHBA-ja lejon që ato të furnizohen në Kiev, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. “Patriot” konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane kundër avionëve, raketave lundruese dhe balistike. Ambasada ruse në Uashington paralajmëroi se dorëzimi i propozuar është një provokim dhe mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

Pentagoni beson se një nga qëllimet e rritjes së fundit të sulmeve raketore ruse në Ukrainë është që të shterojë rezervat e mbrojtjes ajrore të Kievit, në mënyrë që Rusia të mund të dominojë qiejt mbi vend. Për këtë arsye, SHBA dhe aleatët e saj po furnizojnë Kievin me më shumë mjete të tilla, njofton Reuters.

Që nga fillimi i konfliktit, Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës 19.3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD