Është Nata e Buzmit, festa bullgare e përulësisë, mirënjohjes dhe shpresës. Pavarësisht se jo të gjithë e respektojnë të gjithë periudhën e Kreshmëve të Krishtlindjes, në këtë ditë bullgarët mblidhen rreth tryezës tradicionale për të ndarë ngrohtësinë e vatrës së shtëpisë, tryezën rituale, ndjenjën e përkatësisë në një sakrament të lashtë. Dhe nëse në shumicën e ditëve të vitit kërkojmë të ndryshmen dhe të renë, në prag të Krishtlindjeve përpiqemi të përsërisim traditën ashtu siç e kemi trashëguar.
Në ditët e sotme më e rëndësishmja është përgatitja e tavolinës, por ende nuk mungojnë shumë elementë të tjerë të festës folklorike. Në të kaluarën, që herët në mëngjes stërgjyshërit tanë e kanë përgatitur të ashtuquajturën “bëdnik” - pemën që duhej djegur gjithë natën në vatër. Kur e kanë prerë, burrat kanë përpjekur që të mos e prekë tokën, duke e marrë menjëherë në krahë dhe duke e çuar solemnisht në shtëpi. Në disa pjesë të vendit, një i ri i veshur në mënyrë festive hyn në oborr me një pemë të prerë dhe pyet: A e lavdëroni Zotin e Ri?Dhe anëtarët e familjes përgjigjen: E lavdërojmë, e lavdërojmë, mirë se na ka ardhur!I riu e fut pemën në shtëpi dhe thotë: Unë - në shtëpi dhe Zoti me mua! Ky dialog thuhet edhe sot e kësaj dite nga njerëzit që e rikrijojnë zakonin.
Sipas besimeve popullore, nëse zjarri mbahet gjithë natën, dhe druri digjet deri në fund - kjo është një shenjë e mirë. Hiri i kësaj peme konsiderohet i magjishëm, e fusin në një tenxhere për ta futur në kokrrat për mbjellje, në ushqimin e bagëtive, e përdorin për shërim.
Një këngë e vjetër nga repertori i motrave Biserovi tregon për një "pemë të lartë, pemë të Zotit", nën të cilën Nëna e Zotit ulet dhe e mban në duar " fëmijën e vogël Krishti.
Pasi ushqimi është gati, njeriu më i moshuar e temjanis. Ai pastron gjithashtu të gjitha ambientet në shtëpi, përfshirë këtu dhe ndërtesat ndihmëse në oborr. Para se të fillojë darka, nikoqiri thyen bukën rituale. Në disa pjesë të Bullgarisë dikur kanë vendosur një monedhë - një zakon që është bërë pjesë e detyrueshme e festës moderne.
Pjesa e parë e bukës lihet mënjanë për Virgjëreshën dhe më vonë vendoset përpara ikonës. Tryeza rituale duhet të qëndrojë deri në mëngjes. Besohet se në mesnatë qielli hapet, kufijtë midis botëve fshihen dhe shpirtrat e paraardhësve tanë vijnë në tryezë.
Përsëri në mesnatë, kambanat e kishës së Krishtlindjeve përzihet me këngët e kolendarëve, të cilët shkojnë nëpër shtëpi dhe i thonë bekimet e tyre. Ky zakon që i ka rrënjët që në shtresat e lashta të kulturës sonë tradicionale, zbatohet në shumë vende edhe sot e kësaj dite, sepse dëshira njerëzore për paqe, shëndet dhe mirëqenie nuk ka moshë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..