Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Transportuesit bullgarë mbështesin kolegët e tyre rumunë për heqjen e kontrollit kufitar

Foto: BGNES

Dhoma e Transportuesit Automobilistik në Bullgari doli me pozitën, se pasi mos na lejojnë në Shengen, qeveritë e Bullgarisë dhe Rumanisë duhet të heqin kontrollin kufitar mes dy vendeve tona. Kjo u bë vetëm një ditë pasi Bashkimi Kombëtar i Transportuesve Rrugorë të Rumanisë (UNTRR) dënoi votën e Austrisë kundër pranimit të Rumanisë dhe industrisë së transportit rrugor në zonën Shengen.

Nga dhoma bullgare deklarojnë se mbështesin qëndrimin e bashkimit rumun (UNTRR), duke ftuar qeveritë e të dy vendeve të fillojnë punën në këtë drejtim. Sipas transportuesve, mos lejimi i hyrjes në Shengen është një goditje për biznesin, të gjithë njerëzit që udhëtojnë dhe drejtuesit e mjeteve të rënda të mallrave që janë të detyruar të presin me orë e ditë në kufi.

Prandaj, dhoma u bën thirrje autoriteteve bullgare që së bashku me Rumaninë të ndërmarrin hapa për të hequr kontrollin kufitar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD