Vlerësimi për gjendjen e klimës së biznesit dhe të kompanive të vetë pjesëmarrësve në anketën tradicionale mes anëtarëve të Dhomës Ekonomike Bullgare për vitin е kaluar është jashtëzakonisht negativ.Për vitin 2023, qëndrimet e biznesit janë më shumë për ruajtjen apo përkeqësimin e treguesve ekonomikë sesa për zhvillim pozitiv. Shumica e të anketuarve e shohin rritjen e çmimeve, barrën fiskale dhe rregullatore dhe inflacionin si rrezik për zhvillimin e ekonomisë bullgare.Shqetësimet lidhen kryesisht me krizat e vazhdueshme ekonomike dhe energjetike, të provokuara mbi të gjitha nga konflikti ushtarak në Ukrainë, dhe në nivel kombëtar - me turbulencat politike që sjellin paqëndrueshmëri dhe pasiguri.Mungesa e fuqisë punëtore dhe ndryshimi i shpeshtë i rregulloreve, burokracia, barra rregullatore dhe mungesa e qeverisjes elektronike përmenden si pengesat më të mëdha.
Pritja e rritjes së çmimeve dhe konkretisht e çmimit të punës, bën që shumica e punëdhënësve (67për qind) të përfshijnë në planet e tyre për vitin 2023 një rritje të pagave.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..