Bullgaria dhe Turqia janë fqinjë në një rajon kompleks dhe sfidues afër luftës në Ukrainë, kështu që bashkëpunimi midis Sofjes dhe Ankarasë është i rëndësishëm për stabilitetin e Evropës Juglindore. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev pas takimit në Stamboll me homologun e tij turk Rexhep Erdogan.
Të dy diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin energjetik dhe presionin e migracionit. Pas takimit, presidenti turk Rexhep Erdogan deklaroi se bashkëpunimi mes Bullgarisë dhe Turqisë do të arrijë rezultate të reja me modernizimin e pikave kufitare në territorin bullgar dhe me krijimin e infrastrukturës për kontrollin e ushqimit. Investimet e biznesit turk në Bullgari tejkalojnë 2.5 miliardë euro.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..