Emër i afirmuar në shkencat natyrore, me veprimtari kërkimore shumëvjeçare në fushën e kimisë analitike, pedagoge e kimisë organike në Universitetin Jugperëndimor në qytetin Bllagoevgrad - kjo është një pjesë e biografisë së shquar të Doc. Dr. Katja Lekova. Por, njohjet dhe sukseset në fushën e shkencës, sipas saj, nuk mjaftojnë nëse nuk i shtohet një mesazh i veçantë ndaj njerëzve, bullgarëve të sotëm dhe të ardhshëm. Dhe mesazhi i Doc. Katja Lekova është një – bëni mirë dhe dhuroni, vetëm e mira mbahet mend dhe arrin në zemrat e njerëzve.
Takimi ynë i ri me këtë grua të shquar bullgare i kushtohet temës së trashëgimisë së dhuruar.
Në vitin 2018, docente Lekova e dërgoi një pikturë të e saj, të krijuar mbi një xham me teknikë prej autori, të zhvilluar nga vet ajo personalisht, në një ankand bamirësie në Londër. Piktura u ble nga një fisnik në kryeqytetin britanik dhe paratë e fituara u dërguan fëmijëve në Bullgari.
Një tjetër donacion i paçmuar nga zonja me shpirt aristokratik iu dërgua Muzeut Historik në qytetin Pomorie. Ajo e zgjodhi pikërisht këtë muze për shkak të organizimit të mirë dhe profesionalizmit të njerëzve atje. “Në vitin 2014 shkova për të parë një mozaik romak të zbuluar në qendër të qytetit. E vizitova këtë muze dhe më bëri përshtypje me koleksionet e tij, me ekspozitat e shumta, megjithëqë është vetëm 25 vjeç” – thotë Doc. Katja Lekova.
“Koleksioni të cilin e dhurova përmban 28 eksponate të lidhura me mënyrën tonë të jetesës, me kulturën dhe artin. Shumica e gjërave janë të punuara prej nënës sime e cila lindi në vitin 1911. Vendosa se ato të jenë në muze, sepse shumë mirë ilustrojnë lartësinë estetike të gruas bullgare nga fillimi i shekullit të kaluar. Dantella shfrytëzohej për zbukurimin e shtëpive të prindërve tanë saktësisht rreth 100 vjet më parë. E ashtuquajtura dantella “poinlas” është sot një zanat i harruar nga lloji i thurjes artistike. Ajo i ngjan dantellës së Brukselit dhe punohej në vendin tonë që nga Rilindja. E veçanta është se me këtë lloj dantelle bëhen paraprakisht shirita të endura apo të thurura dhe më pas bashkohen në mënyrë të veçantë me gjilpërë qepëse. Përdoreshin vetëm fije të bardha, dantella duhej të ishte e bardhë. Eksponatet që i dhurova Muzeut në Pomorie tashmë u formuan në një koleksion dhe jam e kënaqur që në këtë mënyrë arrita të ruaj kujtesën stërgjyshore dhe kjo është edhe një pjesë e kujtesës së popullit tonë.”
Doc. Katja Lekova e lidh bukurinë e sendeve shtëpiake që i dhuroi muzeut me ngjyrat e kostumeve popullore bullgare, me të cilat ansamblet tona të vallëzimit pushtojnë zemrat e publikut në mbarë botën. “Është krenari e madhe që të gjithë na vlerësojnë duke thënë se bukuria dhe diversiteti i bullgarëve janë të patejkalueshëm” - thotë Katja Lekova.
“Prandaj, si në punën time ashtu edhe në dhurimin tim, udhëhiqem nga ky mendim - të ruajmë tiparet tona bullgare dhe dëshirën për të qenë të mirë. Është shumë e rëndësishme që kur një person bën diçka për kauzën e përbashkët, të mos shikojë se çfarë do të marrë në këmbim. Një proverb i vjetër bullgar thotë se kur bën diçka të mirë, duhet ta hedhësh pas vetes, ta harrosh. Dhe atëherë fati do të kujdeset për ty. Bujaria mund të konsiderohet se tek unë është një tipar gjenetik. Stërgjyshi dhe stërgjyshja ime - Jane dhe Stefania, ishin ndër dhuruesit e Manastirit të Rilës. Në një kapelë në të majtë të Ikonës Çudibërëse atje, ata janë të paraqitur në gjatësi të plotë pikërisht si donatorë të këtij vendi të shenjtë. Jam shumë krenare për ta dhe i çoj fëmijët dhe nipërit e mi për të parë portretet e tyre.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, Gergana Mançeva, arkiv personal
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..