Më shumë se 450 milionë njerëz në mbarë botën kanë çrregullime mendore, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Bullgarët vuajnë më shpesh nga çrregullimet e ankthit (11,4%), depresioni (6,2%), abuzimi me substancat (3,3%). Parandalimi dhe përpjekjet për të parandaluar thellimin e problemeve mendore janë një çështje veçanërisht e rëndësishme që prek gratë dhe burrat. Dhe meqenëse seksi më i fortë është më pak i prirur për të kërkuar ndihmë të specializuar, mjetet e artit vijnë në shpëtim.
Një lloj apeli për meshkujt që të flasin për shëndetin e tyre mendor dhe të kërkojnë ndihmë, pa pasur frikë se mund të gjykohen nga shoqëria, është fotoekspozita “Dëgjo zërin tim”. Me ndihmën e një kodi të veçantë QR të vendosur në fotot e fotografit Pavell Çervenkov, vizitorët në galerinë e Sofjes "Misioni 23" kanë mundësinë të dëgjojnë zërat e 7 personaliteteve të njohura në fushën e muzikës, poezisë, sportit, teatrit dhe arteve pamore. Ata japin këndvështrimin e tyre për këtë çështje, duke ndarë histori personale që dëshmojnë se pavarësisht ashpërsisë së tyre, burrat gjithashtu mund të jenë të pambrojtur.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: pixabay, Facebook/missia23Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..