Grupi i parë i ekspeditës së 31-të bullgare të Antarktidës ndodhet tashmë në stacionin polar bullgar në ishullin Livingson. Këtë e bëri të ditur Instituti Bullgar i Antarktikut, i kryesuar nga prof. Hristo Pimpirev, në profilin e tyre në Facebook.
Rreth mesnatës, në "natën e bardhë" ende të ndritshme të verës jugore, grupi u zbarkua pas një udhëtimi dhjetë orësh nga anija luftarake kiliane "Galvarino", në të cilën ata ishin transportuar nga ishulli fqinj King George. Të mbërriturit e parë nisin “dekonservimin” e bazës pas periudhës së dimrit në pritje të grupit të radhës dhe anijes së parë bullgare - "Shën Kirili dhe Metodi" që do të arrijë në Antarktidë.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..