Në lidhje me dorëzimin e ardhshëm të mandatit të parë ekspolorues forcës së parë politike në Kuvendin Popullor, GERB-SDS, nënkryetari i GERB-it, Tomisllav Donçev, bëri të ditur se partia e tij me siguri do të paraqesë një projekt-kabinet në Kuvendin Popullor. Para gazetarëve, Donçev nuk e përjashtoi mundësinë e formimit të qeverisë së pakicës dhe shpjegoi se një kabinet i tillë do të ishte i vështirë, por i mundshëm.
Donçev shtoi, se GERB-SDS nuk kanë ndërmend të propozojnë një kabinet, i cili nuk do të ketë potencialin për të bërë punë të dobishme.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..