Deputetët hodhën poshtë projektdeklaratën e dorëzuar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, në të cilën kërkohej që qeveria e përkohhsme të propozonte një buxhet të ri për vitin e ardhshëm. Vetëm "Bullgaria Demokratike" dhe BSP nga shtatë grupet parlamentare e mbështetën dokumentin.
Gjatë debateve më shumë se katër orëshe, deputetët shkëmbyen replika dhe sulme shumë të mprehta. “Biznesi nuk ka se si të planifikojë, nuk ka makro-kornizë për shpenzimet qeveritare, ne e lëmë shtetin në autopilot, i cili do të rëndohet me kosto shtesë”, tha Asen Vasilev, bashkëkryetar i “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe ish-ministër i financave.
Me këtë deklaratë nuk u pajtuu kryetari i DPS-së, Mustafa Karadayi, pasi “duke ruajtur kornizën financiare në buxhet, mund të bëhen zhvendosje për të siguruar shpenzime të ndryshme, por brenda të hyrave”.
Sipas kryetares së BSP-së, Kornelija Ninova, refuzimi për të dorëzuar buxhetin është “kurth i ngritur nga presidenti”.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..