Bullgaria mbështet përpjekjet aktive të Kosovës për të formuar veten si një shtet modern. Për ne e ardhmja e Kosovës është në BE, tha presidenti Rumen Radev në një deklaratë të përbashkët me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Sofje. Bullgaria po ndërmerr hapa për të zbutur krizën energjetike në rajon. U pajtuam që të formojmë një grup punues për zgjidhjen e problemeve në fushën e energjisë, theksoi Radev.
Qytetarët e Kosovës me vetëdije bullgare të fitojnë mundësi të barabarta me qytetarët e tjerë dhe presim që Prishtina të gjejë mekanizmat për këtë, tha presidenti.
Presidentja Osmani u përgjigj se në Kosovë Bullgarinë e konsiderojnë partner dhe aleat.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..