Fushata bamirëse kombëtare “Bullgaria e meriton!” mbledh mesazhe nga të rinjtë bullgarë për të ardhmen. Nisma “111 fjalë të frymëzuara nga Bullgaria” u drejtohet të gjithë nxënësve, të rinjve dhe studentëve brenda dhe jashtë vendit. Në Ditën e Iluministëve të Popullit, 1 nëntor, filloi një fushatë dhurimi për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e një shtylle 111 metra për flamurin bullgar, e cila do të ngrihet në livadhet e Rozhenit. Pikërisht në themelin e kësaj shtylle mesazhet e mbledhura do të mbyllen në një kapsulë kohore për 111 vjet. Numri 111 është zgjedhur për shkak të territorit të Bullgarisë – 111 000 kilometra katrorë.
Iniciativa për ngritjen e shtyllës në Rozhen i përket fondacionit "Trashëgimia në të ardhmen", ndërsa fushata e donacioneve kombëtare "Bullgaria e meriton!" është nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev.Ideja është që shtylla të jetë më e larta në BE.Ajo do të vendoset në lartësinë 1430 m, me një diametër 3 metra në themel dhe 0,75 metra në majë.Dimensionet e flamurit do të jenë 25x40 metra.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaMinoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..