Lonely Planet, lideri botëror në botimin e udhëzuesve të udhëtimit, ka përpiluar një listë të udhëtimeve më të mira që mund të bëjmë në vitin 2023. Publikimi ka renditur 30 atraksionet në renditjen e tij vjetore, e cila përfshin pesë kategori: udhëtime, ngrënie, mësim, pushime dhe lidhje. Ndër destinacionet më të mira është treni ekspres Stamboll-Sofje. Sipas botimit, shërbimi i rivendosur para pak kohe i udhëtimeve gjatë natës "kombinon dy aventura në një, duke u nisur nga Stambolli - një vend ku Lindja takohet me Perëndimin - dhe duke i çuar pasagjerët në kryeqytetin e qetë të Bullgarisë 11 orë më vonë".
Tom Hall - eksperti i trenave i Lonely Planet shkruan se ekspresi i natës në fjalë "e kalon kufirin që ngjan me fortesë midis dy vendeve dhe lëviz nëpër vendkalimet malore para se të mbërrijë në Sofje – një qytet të nënvlerësuar, por mikpritës". Duke u larguar nga Stambolli, pasagjeri do të shijojë peizazhe të lashta dhe të mrekullueshme ndërsa treni lëviz ngadalë nëpër malet e Bullgarisë. Dhe nga Sofja hapеt rruga për udhëtime të mëtejshme epike nëpër Evropë, thotë Tom Hall.
Autori i Lonely Planet u rekomandon udhëtarëve që tashmë kanë mbërritur në kryeqytetin bullgar, të vizitojnë katedralen “Shën Aleksandër Nevski", Muzeun Kombëtar të Shkencave të Natyrës dhe Galeria “Kuadrat 500”.
Në artikull, Tom Hall përmend se ku turistët mund të hanë një mëngjes të mirë dhe të pinë një birrë të këndshme artizanale. Dhe përfundon me fjalët "Udhëtarët vendas me të cilët fola rekomanduan një udhëtim me linjën me binarë të ngushtë nga Septemvri në Dobrinishte si një turne shumë piktoresk në afërsi të linjës Plovdiv-Sofje.”
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: bdz.bg, tesnolineikata.com, BGNES
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..