Brukseli pezullon raportet për Rumaninë në kuadër të Mekanizmit të Bashkëpunimit
Komisioni Evropian njoftoi se Rumania përmbushi treguesit e përcaktuar në Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe Verifikimit. Brukseli nuk do të bëjë më raporte për Rumaninë sipas mekanizmit, por monitorimi vazhdon dhe do të evidentohet në raportin vjetor mbi sundimin e ligjit në BE. Përpara përfundimit të plotë të mbikëqyrjes, Komisioni Evropian do të marrë parasysh opinionin e Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian. Komisioni do t’i rikthehet kësaj çështjeje, përfshirë edhe Bullgarinë, në muajt në vijim, thuhet në njoftim. Vihet re se legjislacioni evropian parashikon që përpara mbylljes së mekanizmit, Komisioni Evropian të konsultohet me Këshillin e BE-së dhe të marrë parasysh opinionin e tij. Mekanizmi i inspektimit u prezantua në vitin 2007 kur të dy vendet hyrën në BE-në.
Turqia po negocion një hua nga Arabia Saudite
Arabia Saudite dhe Turqia po diskutojnë mundësinë që Riadi të depozitojë 5 miliardë dollarë në Bankën Qendrore Turke, njoftoi Ministria saudite e Financave, njoftoi Reuters. Banka nuk pranoi të komentojë, por një përfaqësues i informuar turk tha se bisedimet përfundimtare janë duke u zhvilluar me Arabinë Saudite për një marrëveshje shkëmbimi ose depozite. Ekonomia e Turqisë u godit rëndë nga rënia e lirës dhe inflacioni i lartë prej më shumë se 85 për qind, dhe një kredi saudite do të forconte pakësimin e rezervave valutore të Ankarasë. Vëzhguesit thonë se kjo do të ndihmonte gjithashtu presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të mbajë mbështetjen përpara zgjedhjeve në qershor 2023. Banka Qendrore e Turqisë ka marrëveshje shkëmbimi për pagesë në monedha vendase me partnerët kryesorë tregtarë për mbi 28 miliardë dollarë.
Opinioni publik në Maqedoninë e Veriut është fort i ndarë për Ukrainën dhe BE-në
51.2 për qind e maqedonasve mendojnë se politika e Maqedonisë së Veriut ndaj luftës në Ukrainë nuk është “e mençur”. Mendim të kundërt kanë 25.7 për qind, ndërsa 23.2 për qind nuk kanë qëndrim, sipas anketës së agjencisë Market Vision të porositur nga MKD.mk. 62.8 për qind nuk i miratojnë sanksionet ekonomike kundër Rusisë dhe 70.9 për qind nuk e miratojnë dërgimin e armëve nga vendi në Kiev. 48,4 për qind e maqedonasve besojnë se vendi nuk duhet të pranojë kornizën e negociatave të propozuar nga BE-ja. 29 për qind mbështesin propozimin e Presidencës Franceze të BE-së të pranuar nga Maqedonia e Veriut. 22.4 për qind nuk kanë asnjë mendim. Në të njëjtën kohë, 58.3 për qind e të anketuarve besojnë se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë integrimin evropian.
Kosova dhe Serbia gjetën një kompromis për krizën me targat
Beogradi dhe Prishtina arritën pajtim për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes dyvjeçare për targat e makinave në Kosovën e Veriut, shkroi në Twitter Komisioneri Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell. “Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me kode të qyteteve të Kosovës. Kosova do të ndalojë veprimet e mëtejshme në lidhje me ri-regjistrimin e automjeteve”, shpjegoi Borell. Prishtina donte të gjobiste rreth 10 000 shoferë serbë që vazhduan të përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Diplomati i parë i BE-së do të ftojë të dy vendet në ditët në vijim për të diskutuar propozimin e BE-së, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania, për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe ish-krahinës jugosllave.
Greqia tërheq punëtorë nga Egjipti për bujqësinë e saj
Në Kajro, Greqia nënshkroi një marrëveshje për punësimin e punëtorëve sezonalë të bujqësisë nga Egjipti, raportoi TV skai.gr. Një marrëveshje e tillë mes dy vendeve arrihet për herë të parë. Sipas saj, në vitin e parë të aplikimit pilot, në Greqi do të vijnë 5000 punëtorë bujqësorë, të cilët do të kenë të drejtën e qëndrimit për 9 muaj brenda vitit. Sipas Athinës, me marrëveshjen qeveria greke po plotëson një kërkesë të rëndësishme të provincës greke, e cila kërkon më shumë krah të punës për të plotësuar nevojat në rritje në sektorin e bujqësisë. Autoritetet e përkufizojnë marrëveshjen si një hap të madh, sepse për herë të parë Greqia ofron mundësinë e migrimit legal përmes një marrëveshjeje ndërqeveritare.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES, reuters.comKryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..