Ekspozita e parë e botimeve të gjellëve kulinare bullgare në vend nga viti 1870 deri në ditët e sotme u hap në qytetin Jamboll(Bullgari Juglindore). Ekspozitat janë pjesë e një koleksioni unik në pronësi të koleksionistit Marin Lesev. Për më shumë se tre dekada, ai mblodhi botime bullgare të gjellëve kulinare në vendin tonë. Deri më sot, koleksioni i tij përfshin mbi 8000 libra, revista dhe gazeta me receta të vjetra të kuzhinës bullgare. Për shkak të vëllimit të madh, 240 prej tyre janë të ekspozuara.
Ekspozita paraqet praktikat tradicionale të kuzhinës bullgare, kuzhinierëve dhe profesionistëve në fushën e ushqimit, konservimit dhe biznesit të restoranteve nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të e deri më sot. Në ekspozitë ka botime të shtypura dhe dorëshkrime që kanë shërbyer si frymëzim për disa breza kuzhinierësh dhe zejtarësh nga historia moderne bullgare.
"Në Bullgari, si dhe në mbarë botën, ka një tendencë për të kërkuar shijen autentike të harruar," tha në një intervistë për BNR Stara Zagora zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të aktivitetit, dhe shtoi.
“Qëllimi i një nisme të tillë është t'u japë shikueshmëri produkteve dhe recetave të harruara bullgare. Në biseda, koleksionisti tregoi se gati 100 vjet më parë ka pasur një tendencë të ngjashme - bullgarët kanë filluar të kërkojnë më shumë informacion se si të ruajnë produkte të tilla. Dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse këto produkte tradicionale bullgare dhe mënyra e përgatitjes dhe ruajtjes së tyre janë ato që na bëjnë unikë. Kjo ekspozitë dhe kjo letërsi janë një bazë shumë e mirë për zhvillimin e turizmit kulinar në Bullgari”.
Gjatë ekspozitës, mund të shijoni gatime tradicionale nga rajoni i Jambolit, të përgatitura nga kuzhinierë të rinj vendas. Me kalimin e shekujve, qyteti Jamboll është bërë i famshëm për të ashtuquajturën “shkembe çorba” /çorba e barkut/, Milinka e Jambolit, hallva, supa kurban, trahanaja, gjyzlemeja, imambajaldëja, tava, palaçinka, llojet e ndryshme të byrekut, kulaçi etj.
“Turizmi kulinar është kartëvizita e Bullgarisë përballë botës” – tha Georgi Sëbev dhe shtoi se aktualisht është në finalizim një program kuadër për zhvillimit të turizmit kulinar, i cili synon të popullarizojë produktet tradicionale vendase dhe rajonale në vend. Për këtë do të përgatitet një hartë digjitale e kuzhinës së Bullgarisë. Sipas tij, çdo rajon në vendin tonë ka potencial për zhvillimin e turizmit kulinar.
“Në Bullgarinë Lindore dhe përgjatë Detit të Zi, për shembull, ne kemi produkte tradicionale të peshkut dhe ka metoda specifike të ruajtjes së tyre. Në rajonet malore, ka një klimë më specifike që kontribuon në një shumëllojshmëri të produkteve të mishit - për shembull, salciçet e thata atje thahen në një mënyrë të caktuar. Në rajon ka më shumë produkte dhe erëza që përdoren edhe si konservues. Turizmi kulinar u është drejtuar si turistëve të huaj, ashtu edhe bullgarëve që kërkojnë tradicionalen, të vjetrën. Unifikimi i produkteve e bëri konsumatorin bullgar të kërkojë diçka ndryshe, shijen e harruar”.
Ekspozita interesante e kuzhinës do të qëndrojë e ekspozuar në “Bezistena” në Jamboll deri më 10 dhjetor. Organizatorët e tij janë Bashkia e Jambolit dhe Fondacioni “Jamboll - Shije dhe Tradita”.
Përpiluar nga: Veneta Nikolova /bazuar në një intervistë me Zornica Semerxhieva nga BNR Stara Zagora/
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Marin Lesev
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..