U arritur marrëveshje me udhëheqjen e “Llukoill Neftohim Burgas” që nga 1 janari 2023 kompania të kalojë të gjithë aktivitetin e saj ekonomik në Bullgari. Këtë e deklaroi ministri i transportit Hristo Aleksiev në një konferencë për media. Sipas tij, kjo do të thotë se i gjithë prodhimi, të gjitha të ardhurat dhe taksat do të paguhen në Bullgari, dhe jo si më parë - në Holandë apo Zvicër. Aleksiev shpjegoi se llogaritjet tregojnë se pas zbatimit të rregullores për taksimin e fitimeve të tepërta, të ardhurat në buxhetin e shtetit këtë vit do të jenë rreth 100 milionë leva (51 milionë euro) nga Llukoill, dhe vitin e ardhshëm do të jenë rreth 700 milionë leva (rreth 358 milionë euro).
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..