Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vjeshta në Sofje nga këndvështrimi i dy francezëve

Foto: BGNES

Çfarë mund t'i bëjë dy francezë nga Parisi të vizitojnë Sofjen në vjeshtë, përveç një ftese miqësore? Zhull dhe Artur zëvendësojnë për disa ditë kryeqytetin francez me atë bullgar, për të shijuar motin e mirë dhe për të prekur një botë më të qetë dhe mikpritëse. Ata thonë se ajo u kujton historitë e prindërve të tyre për Francën e viteve 80-të. Të dy janë nga 27 vjeç, punojnë, por arrijnë të bëjnë një pushim të shkurtër për të njohur vendin tonë. Ata pëlqejnë të eksplorojnë kultura të ndryshme, janë të interesuar për historinë, arkitekturën, jetesën në vendet që vizitojnë. 

Artur dhe Zhull

Zhull vjen për herë të katërt në Bullgari, nëpërmjet një ftese nga e dashura e tij - një bullgare që jeton prej shumë vitesh në Paris. Dy herët e para ai ishte me pushime në bregdetin tonë të Detit të Zi dhe vizita e tij e tretë ishte në kulmin e epidemisë së Covid-it, në fund të shkurtit 2022. Tani është sërish këtu dhe po përfiton nga ditët e ngrohta të vjeshtës, veçanërisht të përshtatshme për një shëtitje në mal:

“Për momentin nga mali mbi Sofjen po shijojmë perëndimin e vjeshtës, të cilin tani po e zbuloj për herë të parë. Më parë, përveç Detit të Zi, kam vizituar Plovdivin, vendpushime të ndryshme SPA. Vera është natyrisht mjaft e gjallë - shumë njerëz, makina, por bullgarët janë mjaft të këndshëm dhe mikpritës. Gjithashtu po zbuloj gradualisht monumentet historike dhe arkitekturore të epokave të kaluara”.

Cila është gjëja e parë pozitive që i bëri përshtypje Zhullit në Bullgari dhe a ka zbuluar ai edhe disa aspekte jo aq të këndshme të jetës sonë?

“Mikpritja, dashamirësia. Nga ana tjetër, këtu ke mundësinë të hash gjëra të shijshme, pavarësisht se ku dhe në cilën orë të ditës. Nuk je nën presionin e kohës. Për qëndrimin e shkurtër gjatë vizitave të mia në Bullgari, nuk mund të jap një vlerësim. Për sa i përket mjedisit, ka një ndryshim me Francën, ku njerëzit kujdesen më shumë për ruajtjen e natyrës. Sa për Sofjen, këtu është pastër dhe ka rregullsi. Zbulon në të njëjtën kohë stilin modern perëndimor, i cili është në kontrast me tramvajet dhe makinat e vjetra. Në të njëjtën kohë, sheh trenat e rinj të metrosë, të cilët Parisi ende nuk i ka. Pra, nuk mund të përshkruhet, duhet ta shikosh vetë.''

Kur i tregoi mikut të tij Arturit për vendin tonë, ai arriti ta intrigonte për të vizituar Bullgarinë. Natyrisht, për disa ditë që kaloi këtu, ai arriti të eksploronte vetëm Sofjen dhe të ngjitej në Vitosha:

“Nëse më duhet të bëj një krahasim me Francën, do thoja se më bëri përshtypje të mirë që metroja është shumë më e pastër. Nga ana tjetër, mali është shumë afër, ndryshe nga Parisi. Sa i përket ushqimit, këtu mund të ushqehesh mirë, racionet janë të mëdha. Jeta e natës nuk mungon. Po, dyqanet ushqimore mbyllen herët, por qyteti është më i vogël dhe jo aq dinamik sa Parisi. Më kujton Bordonë, shumë i këndshëm, sigurisht jo plotësisht si ai. Për një kohë kaq të shkurtër nuk kam arritur të krijoj shumë përshtypje, por patjetër që dua të vij përseri, nëse më ftojnë prapë, sigurisht. Do të isha i lumtur të njihesha më shumë me kulturën, që është e ndryshme nga e jona”.

Në fund të takimit tonë me Zhull dhe Artur, flasim për historinë dhe qytetërimin më të lashtë në trojet bullgare. Të dy duken të intriguar kur mësojnë se në Bullgari mund të ndeshen me artefakte që lidhen me kulturën më të vjetër evropiane të 8000 viteve më parë. Ata premtojnë se në udhëtimin e tyre të radhës, do të vizitojnë patjetër këto vende jo aq të njohura në Evropë.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BGNES, Darina Grigorova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD

Me një ekspozitë blogerët e udhëtimit na ftojnë që të njohim qoshet më magnetike të atdheut

"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..

botuar më 24-09-28 8.35.PD