Nga data 17 deri më 20 nëntor, Qendra Rajonale për Arte Bashkëkohore “Toplocentralla” do të presë një ngjarje teatrore jo standarde – “Festivali Evropian Teatral Playback Sofja 2022”. Të gjitha shfaqjet në hapësirën artistike të kryeqytetit do të zhvillohen në gjuhën angleze.
Teatri Playback (to play it back – ta luash përsëri) është një teatër improvizues i bazuar në historitë personale të njerëzve nga publiku. Muzika për to realizohet drejtpërdrejt dhe spontanisht. Ky zhanër ka strukturë, formë dhe ritëm, por nuk ka skenar. Aktorët përdorin aftësinë e tyre për të dëgjuar, për të kuptuar përvojat e të tjerëve, në mënyrë që të kenë sukses në "kthimin" e historive të treguara përmes krijimtarisë së tyre. Në përgjithësi, teatri “Playback” u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin rolin e tyre – qoftë pjesëmarrës, protagonist apo spektator.
Programi i festivalit përfshin ceremonitë e hapjes dhe mbylljes, si dhe 9 grupe, 18 seminare, 9 performanca etj. Do të marrin pjesë formacione teatrore dhe aktorë nga Bullgaria, Hungaria, Izraeli, Holanda, Norvegjia, Rusia, Suedia dhe Zvicra. Janë të ftuar 27 trajnerë nga disa kontinente, njoftuan organizatorët nga shoqata “Krijuesit” dhe teatri Playback “Këtu dhe tani”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Playback Theatre "Here and Now"Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..