Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti bullgar bëri thirrje për heqjen e barrierave të Shengenit ndaj Bullgarisë

Foto: arkiv

Kuvendi Popullor miratoi një deklaratë për aderimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në dokument theksohet se vendi ynë i përmbushi kërkesat tashmë në vitin 2011 dhe kjo u konfirmua nga shumë institucione ndërkombëtare. Insistohet që Bullgaria të bëhet pjesë e Shengenit në vitin 2023. Deputetët bullgarë u bëjnë thirrje kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE-së që të mbështesin anëtarësimin e Bullgarisë në zonën pa kontrolle kufitare. Deklarata u mbështet njëzëri nga partitë GERB-SDS, “BSP për Bullgarinë”, DPS dhe “Ngritja Bullgare”. “Vëzrazhdane” votoi kundër. Deputetët nga  “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” nuk ishin në sallë dhe nuk votuan.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD