Komisioni i Punëve të Jashtme në Kuvend miratoi një deklaratë që konfirmon vullnetin e vendit tonë për t'u anëtarësuar në zonën Shengen. Dy përfaqësues të “Vëzrazhdane” në komision votuan kundër, ndërsa 13 deputetët e mbetur mbështetën tekstet e propozuara nga BSP. Parashtruesit theksuan se nëse shumica në parlament do të shprehte mbështetjen për anëtarësimin e vendit tonë në Shengen, do të ishte një sinjal shumë i mirë. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Ekaterina Zaharieva, theksoi se miratimi i një deklarate të tillë nga parlamenti është një shenjë e rëndësishme e angazhimit politik të partive edhe sa u përket vendeve që mbeten skeptike. Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian i bëri thirrje Këshillit të BE-së që të marrë vendimet e nevojshme pa vonesa të mëtejshme për të lejuar Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë të marrin pjesë plotësisht në zonën Shengen.
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..