Në kuadër të konsultimeve me forcat parlamentare në Kuvendin e 48-të Kombëtar, para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë, presidenti Rumen Radev u takua me përfaqësues të grupit "BSP për Bullgarinë". Në fillim të takimit, kreu i shtetit theksoi se para Kuvendit aktual ka shumë detyra urgjente, ndër të cilat më e rëndësishmja është formimi i një qeverie të rregullt që do të marrë përgjegjësinë për menaxhimin e vendit. BSP është një parti me tradita dhe përvojë të gjatë në parlamentarizëm dhe në qeverisjen e Bullgarisë dhe mund të jetë shumë e dobishme në situatën komplekse shoqërore dhe politike, theksoi presidenti. Ndër çështjet e diskutuara ishte zhvillimi i dialogut mes partive për formimin e qeverisë brenda këtij parlamenti dhe nëse dhe në çfarë kushtesh e majta do të mbështeste forcat politike që do të merrnin mandat. Ninova theksoi sërish se partia e saj nuk do të mbështesë një mandat GERB-SDS. Sa i përket “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kornelija Ninova vuri në dukje se do të negociojë për formimin e kabinetit sepse me përfaqësuesit e tyre e majta gjen më shumë pika kontakti që lidhen me politikën sociale.
Sipas kryetares së BSP-së, takimet aktuale për formimin e kabinetit do të fillojnë vetëm pas dorëzimit të mandatit të parë, ndaj ajo bëri thirrje që kjo të ndodhë sa më shpejt. Për temën e politikës fiskale, presidenti dhe Ninova shprehën qëndrime të ndryshme. Presidenti theksoi se buxheti duhet të zgjatet, ndërsa sipas Ninovës, politika sociale e përcaktuar në buxhet nuk mund të vazhdojë në vitin 2023, në kushtet e rritjes së inflacionit.Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..
Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme..