Aktiviteti do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor në Kompleksin e Koncertit «Bullgaria».
Publiku bullgar do të ketë mundësinë të takojë disa nga muzikantët më të shquar të Shqipërisë dhe të dëgjojë vepra klasike të kompozitorëve bullgarë dhe shqiptarë, njofton Filarmonia.
Në kuadër të festivalit publiku bullgar do të mund të shijojë edhe një ekspozitë në sallën e ekspozitës të kompleksit me mbi 30 vepra të ndritshme të artistëve të shquar bashkëkohorë shqiptarë Emiona Stasi, Arben Kristani dhe Dashamir Gurabardi. Ekspozita do të hapet më 21 nëntor në orën 18:00.
Në të njëjtën datë, në sallën e dhomës "Bullgaria" në orën 19:00 do të kenë shfaqje muzikantët e rinj shqiptarë Klevis Delibashi, Ilsa Reka, Eugenia Kristani, Kristi Maneci, Suel Stalbi, Remino Sula, Giorgio Spahiu, Stelina Trokoliçi, Doriana Maljaj, Elson Alku, Herbert Ahmetaj, si dhe violinistja e re bullgare Dalia Çollakova me dirigjent Marko Ozbiç. Orkestra e dhomës do të prezantojë vepra të Çesk Zadeja, Isak Shehu, Jakova/Simoni, Marin Goleminov dhe Aleksandër Tanev.
Më 22 nëntor do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë muzikantët dhe pedagogët e shquar Bledar Zajmi, Merita Rexha Tërshana dhe Nevila Kalaja Herczegh me një program me vepra të Limoz Dizdari, Endri Sina, Georgi Zllatev-Çerkin dhe Petko Stajnov.
Ngjarja është nën patronazhin e Ministrit të Kulturës të Bullgarisë. Ambasada shqiptare është partnere e eventeve. Festivali zhvillohet me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar të Kulturës.Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..
Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..
Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma..