Në nivel ambasadorësh NATO do të shqyrtojë kërcënimin kundër territorit polak pasi një raketë ra në një fermë polake në afërsi me Ukrainën dhe vrau dy civilë. Varshava tha se nuk ka nevojë për të aktivizuar nenin 5 të marrëveshjes së mbrojtjes kolektive të NATO-s. Presidenti polak Anxhej Duda komentoi se ende nuk ka informacion të saktë se kush e lëshoi saktësisht raketën. “Do të ketë një hetim aleat. Nuk kemi asnjë provë për momentin se kush e lëshoi raketën. Është një raketë e prodhuar nga Rusia, por hetimi është në vazhdim”, tha Duda.
Zyrtarët amerikanë thanë se sipas të dhënave fillestare, raketa që goditi Poloninë u lëshua nga forcat ukrainase kundër një rakete ruse që po afrohej, njoftoi Associated Press. Sipas tyre, kjo ndodhi në sfondin e raketave më të fundit shkatërruese të lëshuara nga Rusia kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës. Më 15 nëntor, Rusia lëshoi më shumë se 90 raketa me krahë kundër Ukrainës, nga të cilat 77 u rrëzuan, raportoi UNIAN.
Bullgaria është jashtëzakonisht e shqetësuar nga shpërthimi në Poloni, ku humbën jetën dy civilë, theksohet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme bullgare. “Po monitorojmë zhvillimin e situatës nga afër dhe jemi në kontakt me aleatët tanë për konsultime. Ne shprehin solidaritetin e plotë me aleatët tanë polakë, bashkimi i NATO-së dhe BE-së është fuqia jonë. Që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë, ne deklarojmë se agresioni duhet të ndalet”, thuhet në deklaratë.
“Incidenti në Poloni, i cili çoi në humbje të jetëve njerëzore, është i papranueshëm, rrezikon të destabilizojë të gjithë rajonin dhe të zgjerojë shtrirjen territoriale të luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenti Rumen Radev në një qëndrim të tij. “Është e nevojshme që menjëherë të zbardhet ky rast i rrezikshëm dhe të merren masat adekuate. Çdo ditë e kësaj lufte shkatërron të ardhmen e Evropës dhe botës”, tha Radev.
Sulmet ruse kundër sistemit energjetik të Ukrainës shkaktuan ndërprerje të rrymës elektrike në pjesë të Moldavisë dhe shumë zona të Ukrainës. Kievi njoftoi se mungesa e energjisë elektrike ndaloi furnizimin me naftë përmes tubacionit “Druzhba”, i cili furnizon Hungarinë me naftë ruse.
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..