Ditën e mërkurë deri në mesditë vende-vende në rrafshinat dhe luginat do të ketë mjegull dhe vranësi të ulëta. Pas mesditës, nga perëndimi vranësirat do të fillojnë të shtohen dhe të trashohen. Në mbrëmje do të ketë reshje të dobëta shiu në disa zona perëndimore, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës duke u gdhirë е enjtja. Do të fryjë erë e dobët, në zonat lindore erë mesatare nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 13° dhe 18°, në Sofje rreth 13°.
Mbi malet nga perëndimi vranësira do të shtohet dhe do të trashet. Pas mesditës do të ketë reshje shiu në masivet e Bullgarisë Perëndimore, mbi rreth 2200 metra shiu do të kalojë në borë. Do të fryjë erë mesatare nga perëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 10°, në 2000 metra - rreth 4°.
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...