Martin Dimtrov nga “Bullgaria demokratike” tha, se koalicioni i tij është i gatshëm të pranojë mandatin e tretë, në se ai i dytë nuk do të realizohet. Sipas tij potencialin më të madh për formimin e një kabineti ka mandati i dytë. Nëse ai arrin “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike” është e gatshme të negociojë me të për tema me prioritet. “Qeveria e rregullt është më e fortë se qeveria zyrtare”, shtoi ai. Sipas tij, ndër problemet e ngutshme është rreziku i humbjes së fondeve për Bullgarinë në kuadër të Mekanizmit të Tranzicionit të Drejtë, i cili duhet të mbështesë tranzicionin e ekonomive të rajoneve minerare të qymyrit të vendit.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..