Vetëm Suedia dhe Franca mund të ofrojnë avionë gjuajtës derisa tetë avionët e parë F-16 të porositur dhe paguar SHBA-së të mbërrijnë në Bullgari. Ky është konkluzioni i ekspertëve ushtarakë, të cilin ministri në detyrë Dimitër Stojanov ua prezantoi deputetëve të Komisionit të Mbrojtjes. “Gripen” dhe “Mirage” janë dy opsionet më realiste për Bullgarinë, e cila më në fund duhet të ulë MiG-29 në fund të vitit 2023, por deri atëherë nuk do të ketë marrë F-16-të e parë. SHBA-ja duhej të na dorëzonte avionët në fjalë në vitin 2023, por gjatë pandemisë Covid-19 u bë e qartë se prodhimi i tyre do të vonohej deri në vitin 2025.
Italia, Holanda dhe Spanja u janë përgjigjur negativisht pritshmërive tona për avionë gjuajtës zëvendësues.Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Edhe këtë vit, në prag të Ditës së Familjes së Krishterë, priftërinjtë dhe të afërmit e tyre do të dhurojnë gjak për pacientët në nevojë. Aksioni do të mbahet në Qendrën e Gjakut të Akademisë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Kështu, me bekimin e Shenjtërisë..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..