Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 10 nëntorin 2022

Meteorologët parashikojnë mëngjes me vranësira dhe mjegull dhe pasdite me diell

Foto: Ani Petrova

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mesditë do të mbajë mot me mjegull ose pjesërisht me vranësira në zonat fushore dhe ultësirat. Më pas në pjesën më të madhe të vendit dielli do të depërtojë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 20°, në kryeqytet – 16°. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi pas mesditës.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi temperaturat maksimale do të jenë 16-17°, njësoj si uji i detit. Lëvizja e detit do të jetë deri në 2 ballë.

Në male do të jetë me diell. Vranësirat do të shtohen pas mesditës nga perëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 14°, në 2000 m deri në 7°.

Të premten do të bie shi mbi Bullgarinë Veriperëndimore dhe në rajonin përreth Sofjes.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD