Të kërkohen alternativa të lëndës bërthamore ruse për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe ai të furnizohet deri në prill 2024, vendosi parlamenti.
Propozimi i GERB-SDS u mbështet nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Ngritja bullgare” dhe “Bullgaria Demokratike”.
“Vëzrazhdane” dhe BSP ishin kundër. Vendimi përmbush direktivën e BE-së për diversifikimin e energjisë, thonë importuesit.
Sipas Borisllav Gucanov nga BSP, ky është një vendim politik dhe nuk është i saktë. Ai kërkoi që në Kuvendin Popullor të vijnë përfaqësues të Agjencisë së Rregullimit Bërthamor. Por, kryetari i komisionit të energjetikës, Deljan Dobrev, u përgjigj se komisionit tashmë i janë dhënë përgjigje për shumicën e pyetjeve të bëra në sallën plenare.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..