Pas një aksidenti me motoçikletë, zemra e Zdravko Dimovit u zhvendos në të djathtë, si pasojë e një traume të rëndë në gjoks. Por një ekip i Spitalit Universitar “Pirogov” në Sofje e mori pacientin dhe arriti t'ia shpëtojë jetën me një ndërhyrje kirurgjike komplekse, të aplikuar për herë të parë në Bullgari. Në 99% të rasteve të pacientëve me këtë traumë, rezultati është fatal. Ka vetëm 58 raste me rezultat pozitiv në mbarë botën dhe një prej tyre është bullgari i shpëtuar.
Sot, 2 vjet më vonë, burri është shëndoshë e mirë, dhe ekipi i spitalit “Pirogov" mori çmim për prezantimin më të mirë gjatë Kongresit të Anesteziologjisë dhe Kujdesit Intensiv, i cili u mbajt së fundmi.
Historia me një fund të lumtur
Dy vjet më parë Zdravko Dimov pësoi një aksident rrugor dhe kur piloti ushtarak 28-vjeçar u dërgua në qendrën më të madhe mjekësore të urgjencës në vendin tonë, ekipi mjekësor konstatoi me habitje një precedent. Nga rëntgeni i gjoksit dhe ekzaminimi me skaner rezultoi se gjatë aksidentit Zdravkos i është shkëputur zemra dhe është rrotulluar 90 gradë. Aorta e tij dhe arteria pulmonare janë rrotulluar gjithashtu në të djathtë.
"Në fillim menduam se ishte një sëmundje e lindur, megjithëse në aviacion nuk mund të marrësh një person me një defekt të tillë të lindur. Pacientët me lëndime të tilla zakonisht vdesin në vendin e përplasjes. Ky djalë është pilot luftarak dhevërtetë është në gjendje shumë të mirë”- shpjegoi në televizionin BTV Doc. Rumen Filipov, i cili ka bërë ndërhyrjen unike së bashku me kolegun e tij Dr. Pllamen Përvanov.
Rreziqet e këtij operacioni janë që zemra të ndalet, të mbushet me gjak dhe të ndodhë vdekja kardiake, thonë mjekët. Pavarësisht kompleksitetit, ndërhyrja kirurgjike nuk zgjati shumë. Ekipi nga “Pirogov” e ripozicionoi zemrën e Zdravkos dhe bëri një perikardium. Burri i shpëtuar u zgjua 40 ditë pas operacionit i lumtur që kishte mbijetuar. Sot, ai jeton në maksimum dhe vazhdon të merret aktivisht me sport.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: pirogov.euInstituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..