Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 9 nëntorin 2022

Të mërkurën mbetet e ngrohtë për vjeshtën

Foto: Ani Petrova

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, vende-vende në lugina edhe më të ulëta. Në Sofje në mëngjes do të jetë rreth 5°. Në zonat fushore do të mbajë mjegull ose vranësira të pjesshme. Retë do të çahen gjatë ditës. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 20°, në kryeqytet – 17°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi temperaturat maksimale do të jenë 14-16°, pak më e ulët se temperatura e ujit të detit. Lëvizja e detit do të jetë 2 ballë.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m deri në 6°.

Të enjten moti do të mbetet i pandryshuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD