Banka Kombëtare Bullgare (BNB) mohoi të ketë përgatitur një raport në të cilin thuhet se vendi ynë nuk është gati për t’u bashkuar me eurozonën në vitin 2024. Kundërshtarët e adoptimit të euros, përfshirë liderin e “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov, i referohen një dokumenti të tillë ditët e fundit. Banka Qendrore konfirmon fokusin e saj në përgatitjen për vënien e monedhës evropiane pikërisht me një datë të synuar 1 janar 2024. Pak kohë më parë, guvernatori i bankës Dimitër Radev nga foltorja parlamentare theksoi se nëse nuk i respektojmë afatet, dritarja tjetër për ne do të jetë vetëm pas 10 vjetësh .
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..