Nën 100 mbështetës dhe deputetë të partisë “Vëzrazhdane” protestuan para parlamentit kundër vendimit për dhënien e ndihmës ushtarake Ukrainës, që po diskutohej brenda parlamentit.
"Ne nuk duam të marrim rreziqe të huaja, Bullgaria duhet të ruajë neutralitetin," tha para njerëzve të grumbulluar deputeti Dejan Nikollov. Sipas tij, vendi nuk ka interes të mbështesë asnjërën palë në konflikt. Sipas tij, në rast të një konflikti ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, Bullgaria do të bëhet objektiv dhe vendimi për mbështetjen ushtarake për Ukrainën do të merret nga një parlament që së shpejti do të shpërndahet dhe do të zhvillohen zgjedhje të reja.
Protestuesit u shpërndanë ende pa marrë një vendim përfundimtar në sallën plenare.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..