Koncertmasteri i Orkestrës Concertgebouw Vesko Eshkenazi, fizarmonicistja Veronika Todorova dhe dirigjenti Georgi Miltiadov prezantuan para pak kohe videoklipin e tyre të parë të përbashkët. Pjesa muzikore, në bazë të së vilës është xhiruar klipi, është vepër e Veronikës, e ka emrin “Dance on the River” dhe është pjesë e projektit "Në botën e muzikës.
Ja se çfarë tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Vesko Eshkenazi:
"Në botën e muzikës" është një program që lindi vitin e kaluar, kur fizarmonicistja jonë e mrekullueshme u ftua si soliste në koncertin tim përvjetor. Më pas të dy kuptuam se kontakti ynë krijues duhet të ketë një vazhdimësi. Interpretojmë vepra të Johann Sebastian Bach, kalojmë përmes epokave të ndryshme të muzikës klasike, e në fund madje prezantojmë orkestrime muzikore të këngëve nga repertori i Freddie Mercury, Michael Jackson etj. Është vërtet “Në botën e muzikës”. U jam shumë mirënjohës muzikantëve të Filarmonisë së Plevenit për mbështetjen e tyre, si dhe dirigjentit Georgi Miltiadov, autor i të gjitha aranzhimeve të bëra posaçërisht për violinë, fizarmonikë dhe orkestër simfonike. Gjëja tjetër që është shumë e rëndësishme të ndajmë: sërish me mbështetjen e Filarmonisë së Plevenit, arritëm të realizojmë një video për pjesën e mrekullueshme “Dance on the River”. Ne zgjodhëm ta filmonim në një nga këndet më të bukura bullgare - Ballkanin Trojan, fshatin Debnevo, ku natyra është jashtëzakonisht piktoreske”.
Në klipin që mund ta shihni, në piano luan Georgi Miltiadov, autori i këtij aranzhimi. Muzika, duke ndërthurur xhazin me meloditë dhe ritmet bullgare, sjell shumë energji, gëzim dhe pozitivitet. Plotësohet nga dekori natyror, pylli, lumi dhe kombinimi interesant i timbreve.
Foto: Didi Andreeva
Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..
Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...
Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë..
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së..