409 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 104 nga një ditë më parë. 59.4% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 8.6% e 4740 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 9% të treguesit të mërkurën, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 672 në 9287. 90 të infektuar u shtruan në spitale. 65 prej tyre, ose mbi 72%, nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me 10 në 650. Janë 61 të infektuar në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 vdekje me COVID-19. 9 nga të vdekurit nuk ishin imunizuar. Të mërkurën u shëruan 1071 persona. Janë administruar 918 vaksina.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..