“Nëse dikush pret që ne të japim komplekset e raketave kundërajrore, më vjen keq, por kjo nuk mund të ndodhë”. Këtë e tha para gazetarëve ministri i Mbrojtjes Dimitër Stojanov. Sipas tij, nëse Bullgaria е furnizon Ukrainëх me armë të rënda, ajo do të humbasë kapacitetet е veta, vë në dukje gazeta "24 çasa".
Stojanov theksoi se nëse deputetët vendosin të dërgojnë ndihma ushtarake në Ukrainë, vendimi i tyre do të jetë politik dhe jo ekspert. Ai siguroi se Ministria do të bëjë një analizë kështu qe t'i jepet ndihmë Ukrainës por ajo të mos e dëmtojë ushtrinë tonë.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...