Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shekull Rapsodia “Vardar”

Foto: arkiv

Sivjet mbushen 100 vjet nga krijimi i i Rapsodisë “Vardar” – një nga veprat më me popullaritet bullgare, e njohur në një shumëllojshmëri transkriptimesh. Një muzikë e kompozuar me thellësi, magjepsëse, festive, kolorite – siç është në përgjithësi krijimtaria e kompozitorit Panço Vlladigerov. Dhe me siguri kjo është vepra më e njohur e këtij kompozitori, pianist dhe dirigjent bullgar.

Njëqind vjet më parë, atëherë 23-vjeçari Panço Vlaldigerov ende jetonte në Berlin. Pasi filloi shkollimin muzikor në Bullgari, në vitin 1914, së bashku me vëllain e tij binjak - violinistin Ljuben Vlladigerov, ata shkuan në kryeqytetin gjerman, ku studionin me mësues të famshëm. Kompozitori fitoi dy herë çmimin prestigjioz Mendellson të Universitetit të Berlinit. Më 1918 - për koncertin e tij të parë për piano, opus 6 dhe më 1920 - për “Tri Përshtypje”.

Jo më pak mbresëlënës është fakti se dirigjenti i madh Herbert von Karajan edhe si student ekzekutonte vepra të Panço Vladigerovit dhe në vitin 1926 u diplomua me Koncertin e tij 1 për piano.

Siç dihet kompozitori punonte në Deutsches Theater(në periudhën e viteve 1920 - 1932), me ftesë të vet regjisorit teatror Maks Rajhard. Në vitin 1922 Panço Vlladigerov kompozoi Rapsodinë “Vardar”, e cila në variantin e parë ishte për violinë dhe piano. Historinë e kompozimit të rapsodisë e tregon vet Vlladigerov në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.


Sipas fjalëve të tij, në vitin 1921 në një pijetore në Berlin kishte disa bullgarë, mes tyre piktori Konstantin Shtërkellov tij në shtëpinë, ku Panço dhe Ljuben Vlladigerovi ekzekutuan për herë të parë para publikut veprën e re, të quajtur Rapsodi bullgar për violinë dhe piano, opus 16.

Në vitin tjetër, 1923, vepra u botua nga Universal Edition me emrin Rapsodi Bullgar “Vardar”. Vite më vonë, në 1928, Vlladigerov e orkestroi për një orkestër të madhe simfonike, bëri disa transkriptime të tjera dhe në vitin 1971 Ljuben Vlladigerov ripunoi Rapsodinë “Vardar” për dy violina solo.

Kjo shkurtimisht është historia e kësaj vepre, që ekzekutohet në të gjithë botën dhe që u bë emblematike jo vetëm për autorin e saj, por edhe për kulturën muzikore bullgare.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD