Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljubço Neshkov: Ka një radikalizim të elitës politike në Maqedoninë e Veriut kundër Bullgarisë

Foto: Pixabay

Pas hapjes zyrtare në Manastir dhe Ohër të dy klubeve kulturore bullgare, me emrat "Ivan Mihajllov" dhe "Mbreti Boris III", në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut u miratua në lexim të parë një projekt-ligji me efekt retrograd. Ai ndalon përdorimin e emrave për shoqatat dhe organizatat joqeveritare, të cilat sipas kuptimit maqedonas, janë "fashiste" ose "mund të shkaktojnë tension publik". Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut ishin arsyeja e takimit të ministrit në detyrë të punëve të jashtme të Bullgarisë me ambasadoren e fqinjit tonë jugperëndimor Agneza Popovska së fundmi, në të cilën Nikollaj Millkov shprehu shqetësimin për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe.

Gjatë 2-3 viteve të fundit ka pasur një radikalizim të elitës politike në Maqedoninë e Veriut kundër Bullgarisë dhe gjithçka që lidhet me marrëdhëniet bullgaro-maqedonase”, tha gazetari dhe drejtori i agjencisë BGNES, Ljubço Neshkov në një koment për këtë temë.

Ljubço Neshkov

"Ajo që ndodhi me emrat e shoqatave bullgare është vetëm maja e ajsbergut, për realitetin në këtë vend," tha gazetari në një intervistë për Radio Bullgarinë, i lindur në Bello Pole, të rrethit të Prilepit, në familjen e Temellko Neshkovit, i cili ishte persekutuar për shkak të mbrojtjes së kulturës bullgare.. Ljubço Neshkov jeton në Bullgari që nga viti 1985.

“Jo emrat e shoqatave, siç pretendojnë ata, janë të lidhur me figura të diskutueshme politike dhe historike, por vetë ekzistenca e këtyre klubeve është pengesë. Në të njëjtën mënyrë, autoritetet në Shkup vepruan 20 vjet më parë me një tjetër shoqatë, shoqatën e parë bullgare. Këtu bëhet fjalë për diçka krejtësisht të ndryshme, që ne kemi qenë dëshmitarë, prej afro 80 vitesh e më shumë, sesi një vend ndërton identitetin e tij të ri, falë një ideologjie shtetërore dhe urrejtjes institucionale ndaj një vendi fqinj. Në fakt, aty janë rrënjët e asaj që shohim tani në marrëdhëniet mes dy vendeve. Pra, jo shoqatat, por urrejtja shtetërore dhe institucionale ndaj Bullgarisë fqinje është arsyeja e asaj që po ndodh”.


Pse shteti i Maqedonisë së Veriut ndërmori veprimtarinë e komisionit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve historike mes dy vendeve, formuar sipas Traktatit të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë të nënshkruar në vitin 2017? Deri vonë, politikanët pretendonin se tema ishte një prioritet për historianët dhe papritmas parlamenti i RSM vendosi të miratonte një ligj që u jep kualifikime historike figurave të së kaluarës.

“A keni dëgjuar ndonjëherë që një politikan maqedonas të mos komentojë një ose tjetër person apo ngjarje politike nga e kaluara? - pyet në mënyrë retorike Ljubço Neshkov - Jo. Ata thjesht duan që gjërat të interpretohen ashtu siç ata e interpretojnë "të vërtetën" e asaj që ka ndodhur, sipas standardeve dhe dogmave të tyre të imponuara atje që nga viti 1945.

Kontrata u fut në kornizën e negociatave. Çfarë thotë i ashtuquajturi propozim francez, i pranuar nga të dyja palët? Thotë të respektojmë kontratën e vitit 2017 dhe në veçanti nenin 12, i cili u referohet protokolleve, komisionit historik dhe gjithçkaje që parashikohet në këtë dokument. Domethënë, autoritetet në Shkup janë të detyruara ta zbatojnë këtë kontratë. Por përballë nesh ne kemi partnerë që janë përkrahës të një ideologjie totalitare që nuk e njohim, sepse në 30 vitet e fundit ajo është zhdukur nga jeta politike bullgare. Një sistem ku nuk ka opozitë.”

Analisti i marrëdhënieve bullgaro-maqedonase konsideron se qëndrimi antibullgar i Shkupit është edhe anti-evropian dhe pas tij qëndrojnë pikëpamjet gjeopolitike të Rusisë dhe Serbisë ndaj BE-së.


Në lidhje me hapjen e Klubit Kulturor Maqedonas, që mban emrin e poetit bullgar Nikolla Jonkov Vapcarov, në Blagoevgrad më 30 tetor, Lubço Neshkov u bëri thirrje qytetarëve që të mos u nënshtrohen provokimeve. Megjithatë situata rreth hapjes së tij ishte shoqëruar me tension.

Mund të dëgjoni tërë intervistën, në të cilën gazetari komentoi edhe propozimin për hapjen e një klubi tjetër të bullgarëve maqedonas në Prilep me emrin e babait të tij Temellko Neshkov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ivo Ivanov, EPA/BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD